NJOFTIM Keto rregulla jane unike per te gjithe studentet e viteve te para ne te gjitha ciklet e studimit: BA-Dita,BA-PT,MP dhe MSC . Per sezonin e vjeshtes 2013-2014 studentet duhet te rregjistrohen vete ne lendet qe do te japin provim. Me poshte tregohet rregullat dhe procedura e rregjistrimit ne sezonin e vjeshtes 2013-2014. 1. Sezoni i vjeshtes 2013-2014 eshte: 8 shtator - 20 shtator 2014. 2. Sa dite sezoni do te jene ne vjeshte ?...........................................................(7) 3. Per nje lende te caktuar sa data provimesh do te lihen ?............................(1) 4. Ne sa provime do te futet studenti ne nje dite ?.........................................( deri ne 2 provime ) 5 .Sa provime mund te jape studenti ne sezonin e vjeshtes?...........................(7) 6. Studenti mund te prenotohet vetem nje here per te njejtin provim. 7. Per sezonin e vjeshtes rregjistrimi i studenteve per provime do te perfshije periudhen 16 gusht – 6 shtator 2014. 8. Pas kesaj date asnje student nuk mund te kryeje veprime per rregjistrime ne provimet e sezonit te vjeshtes. 9. Ne provimet e vjeshtes nuk do te futen studentet qe s’kane paguar. 10.Kujtojme se per tu rregjistruar ne sezonin e vjeshtes te gjithe studentet duhet te jene te pasjisur me te dhenat qe ata kane vendosur vete per te hyre ne sistemin digjital. 11. N.q.s studentet kane probleme me keto te dhena atehere te komunikojne sa me shpejt me sekretarite mesimore te fakultetit perkates, per tu njohur me to. 12. Manualin per rregjistrimin ne provimet e sezonit te vjeshtes do te mund ta shkarkoni dhe nga websiti i universitetit: http://www.unkorce.edu.al Manual për studentët mbi REGJISTRIMIN ONLINE NE PROVIMET E MBARTURA 1- Hapni nje browser (Explorer, Mozilla, Chrome), dhe klikoni adresen: https://www.unkorce.esse3.u-gov.rash.al/Home.do Ose tek websiti i universitetit http://www.unkorce.edu.al klikoni tek rubrika Grafiku i Provimeve 2- Pasi klikoni mbi login, shkruani kredencialet e juaja (User Name, Password), të cilat I keni përftuar kur jeni regjistruar fillimisht në sistem. Nëse I keni harruar kontaktoni me sekretarinë përkatëse: 3- Pasi keni hyrë ne home page-n tuaj, klikoni tek Provimet: 4- Në kete moment do ju shfaqen datat e mundshme ku ju mund të regjistroheni në provime, psh. Për lëndën “matematikë” ke tri data të mundshme, nga të cilat do zgjidhet një: 5- Supozojme se zgjedhim për tu regjistruar në provimin e Matematikës që zhvillohet në datë 29 Prill. Për këtë klikojmë në librin në të djathtë të tabelës si në figurë: 6- Do ju shfaqen në ekran të gjitha detajet e provimit. Klikoni “Prenoto kete date provimi” si në figurë: 7- Kliko “Vazhdo” 8- Mund të zgjidhni sipas dëshirës të printoni apo jo një përkujtesë të provimit, e më pas Konfirmo Prenotimin: 9- Me kaq keni mbaruar me prenotimin në provim. 10- Nëse një student do të shohë listën e tij të prenotimeve në provim, mjafton të klikojë tek Pasqyra e Prenotimeve, si në figurë: 11- Nëse studenti dëshiron të fshijë prenotimin e bërë për një provim, apo dëshiron të regjistrohet në një datë tjetër, mjafton të klikojë kryqin tek fusha FSHI, dhe të regjistrohet në një datë tjetër si më lart. 12- Kliko “Konfirmo”: 13- Në këtë moment keni fshirë prenotimin e provimit, dhe mund të vendosni të mos e jepni si provim, apo të regjistroheni në provim në një datë tjetër të mundshme, duke përsëritur hapat e treguara më lart.
© Copyright 2024 Paperzz